Mehaj viziton automjetet e blinduara të donacionit të ri të SHBA-ve

0
1646

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë të hënë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së.

Mehaj ka thënë se u njoftua me automjetet përkatëse si dhe destinimin e tyre aktual për qëllime trajnimi, ku bëri të ditur se këto automjete janë vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohen në vazhdim, transmeton Klan Kosova.

”Poashtu, inspektova edhe Poligonin e Qitjes së KDS-së, ku pashë nga afër seancën trajnuese të pjestarëve të FSK-së në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së. Nga stafi, u njoftova me kushtet, pajisjet,  masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në Poligonin e Qitjes”, ka shkruar Mehaj në facebook.