Merret vendim për dy seanca të Kuvendit gjatë kësaj jave

0
66

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca të Kuvendit të Kosovës.

“Në takimin e kryesisë së Kuvendit u vendos që të enjten të ketë një seancë. Poashtu u vendos që të premten në ora 10:00 të ndodhë interpelanca të cilën e ka ftuar grupi ynë parlamentar për çështjen e faljes së gjobave, si formë ndihmëse për bizneset te prekura nga situata me COVID-19”.

“Në këtë takim u arsyetua kërkesa jonë për interpelancën. Kemi kërkesë të qartë ndaj ministrit të Financave që të ndodhë falja e të gjitha bizneseve që janë prekur në kohë pandemie, për shkak se kjo është një ngarkesë për ta”, u shpreh Tahiri në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë.

Tahiri thotë që një vendim i tillë do të ndihmonte ekonominë edhe gastronominë në këtë “kohë të vështirë për ta”.

Ai gjithashtu ka njoftuar se do të kenë takim sot me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-ve, Matthew Palmer.

“Nuk i dimë temat, veç e dimë se pak a shumë temë do të jetë dialogu. Do të kemi takim bilateral me Lajçak dhe Palmer. Nëse ka diçka që duhet mu raportu si subjekt e kemi thënë qartë kemi kërkuar nga Kurti që të ketë një proces të rregullt të informimit në Kuvend”.