Ahmeti: Kemi paguar rreth një milion euro për shpenzimet mjekësore të qytetarve të prekur nga COVID-19

0
42

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se Komuna ka paguar rreth 1 milion euro për shpenzimet mjekësore të qytetarëve të prekur me COVID-19.

“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga COVID-19 për shpenzimet mjekësore, 50 euro për secilin qytetar nën 65 vjeç, 100 euro për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.