SHBA i konfirmon Rusisë daljen nga traktati ”Open Skies”

0
163

SHBA-ja i komunikuar Rusisë se nuk do të rikthehet në traktatin ”Open Skies” që sipas Uashingtonit është minuar nga shkeljet e Moskës, sipas BBC.

Nënshkruar nga më shumë se 30 vende rreth 30 vjet më par, traktati ka për objektiv promovimin e transparencës së aktiviteteve ushtarake të kryera nga vendet anëtare sipas konceptit të vëzhgimit ajror reciprok.

Rusia hodhi poshtë zërat për shkelje, por mendon edhe ajo të largohet nga ”Open Skies” këtë vit.

“SHBA-ja shpreh keqardhjen që traktati është minuar nga shkeljet e Rusisë”, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit./ATSH