Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

0
95

Qeveria japoneze vendosi sot të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme me tre javë deri më 20 qershor, të paktën një muaj nga fillimi i Lojërave Olimpike të Tokios.

Masa, aktualisht në fuqi në nëntë prefektura, përfshirë dhe vetë kryeqytetin dhe qytetin e Osakas, do të zgjaste deri më 31 maj.

“Kurba e infektimit është ulur në disa rajone, por në mënyrë të përgjithshme situata mbetet ende e paparashikueshme”, deklaroi kryeminsitri japonez, Yoshihide Suga./ATSH