Albin Kurti emëron zëvendësministra në dy ministri

0
563

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Znj. Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.