Tour de Gjakova #maraklitbiciklave të dielen më 30 maj

0
161
Qëllimi i aktivitetit:
Marakli t’Biciklave në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës organizon aktivitetin e radhës me moton ” Tour de Gjakova” , ky aktivitet ka për qëllim vazhdimin e promovimit të vlerave që ka sporti i çiklizmit , duke e ditur faktin se çikleta është ndër mjetet kryesor të transportit në Gjakovë, dhe vullneti për përdorim e saj është shumë prezent.
Guida:
Ky aktivitet fillon nga ora 10:00 duke nisur nga Parku i Qytetit në Gjakovë, më pas duke vazhduar në rrugët kryesore të këtij qyteti si dhe duke përfunduar tek Ura e Fshajtë (Shiko hartën e bashkangjitur).
Ndërsa anëtarët e grupit nga Komunat tjera brenda territorit të Republikës së Kosovës, do të kenë mundësin të bashkohen në këtë aktivitet , pasi që udhëtimi do të bëhet me autobus, biçikletat vendosen në bagazhe të autobusit , ku më pas do të vazhdojm për në qytetin e Gjakovës nga këto relacione:
1. Nga Mitrovica – Istog- Pejë- Gjakovë
2. Nga Podujeva – Vushtrri- Skënderaj-Gjakovë
3. Nga Prishtina – Drenas – Gjakovë
4. Nga Kamenica – Gjilan – Viti – Ferizaj – Gjakovë
5. Nga Suhareka – Prizren- Gjakovë.
Dhe anasjelltas!
(Oraret e nisjes për secilin qytet publikohen me kohe në grup).
Vlen të theksohet se udhëtimi me autobus do jetë falas(gratis) në të dy drejtimet , si dhe do ketë ushqime dhe pije gjatë aktivitetit.
Obligative:
𝐂̧𝐢𝐤𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐩𝐚 𝐡𝐞𝐥𝐦𝐞𝐭𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐢𝐦 ,gjithashtu si shkak i rrezikut dhe paranadalimit të përhapjes së virusit Covid-19 , në këtë event është obligative dhe bartja e maskës( gjatë ndalesave).
Lusim antarët që t’i respektojn udhëheqësit e guidës , si dhe t’i përmbahen rregullave të grupit.
𝐉𝐔 𝐋𝐔𝐒𝐈𝐌 𝐐𝐄̈ 𝐓𝐀 𝐑𝐔𝐀𝐍𝐈 𝐀𝐌𝐁𝐈𝐄𝐍𝐓𝐈𝐍 !!
𝐍𝐃𝐀𝐋𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐇𝐔𝐃𝐇𝐉𝐀 𝐄 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐔𝐑𝐈𝐍𝐀𝐕𝐄 𝐍𝐄̈ 𝐍𝐀𝐓𝐘𝐑𝐄̈ !
𝐉𝐮 𝐥𝐮𝐬𝐢𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐚𝐭𝐨 𝐭𝐢 𝐟𝐮𝐬𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐢 𝐛𝐚𝐫𝐭𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞.
𝐏𝐄̈𝐑𝐆𝐉𝐄𝐆𝐉𝐄̈𝐒𝐈𝐀 𝐄̈𝐒𝐇𝐓𝐄̈ 𝐈𝐍𝐃𝐈𝐕𝐈𝐃𝐔𝐀𝐋𝐄 !
Detaje tjera mund të shtohen ndërkohë