Kurti: AKP-ja do të shuhet, nuk i lejojmë më të na vjedhin

0
284

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para deputetëve të Kuvendit se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet, sepse siç tha, kanë vjedhur shumë dhe se këtë më nuk do ta lejojnë.

“Kanë vjedhur me paga e privatizime e janë paguar për të vjedhur – merreni me mend. Kjo duhet të merr fund, e me rroga shumë të larta për të keqen e madhe për Kosovën e pasluftës. Kjo është arsyeja pse na nevojitet një bord i ri që mision ka shuarjen e AKP-së”.

“Bordi aktual ka pasur mision privatizimin e likuidimin, ku pasuritë e Kosovës janë trajtuar si barë nga e cila duhet liruar republika jonë, e jo si shanse për zhvillimin tonë”.

“Barra ka qene te ata që e kanë kundërshtuar privatizimin, pa lejuar asnjë pyetje se pse duhet privatizuar, kujt dhe si, por vetëm të lirohemi nga ndërmarrjet sa më shpejtë. Prandaj duhet të shuhet bordi i AKP-së në mënyrë që të shuhet AKP-ja, me një bord të ri që do t’ju sjellim propozim”, deklaroi Kurti.