Personat me sindromën Down do të marrin shërbime pa pagesë në Poliklinikën Olive

0
49

Shoqata Down Syndrome Kosova DSK  ka arritur marrëveshje me Poliklinikën OLIVE Medical&Laboratory në Kosovë.

Olive Medical do të ofrojë shërbime pa pagesë për personat me sindromën Down; shërbime laboratorike: biokimike, hematologjike, serologjike dhe mikrobiologjike.

Kontrolli mjekësor/analizat do të bëhen sipas nevojës eventuale të paraqitur për ekzaminim apo mjekim të individëve, të cilët kanë nevojë për shërbime: të mjekësisë familjare, shërbime endokrinologjisë, pediatrisë, ortopedisë, kardiologjisë, reumatologjisë.

Të gjithë personat me sindromën Down apo familjarët anëtarë të Shoqatës Down Syndrome Kosova duhet të lajmërohen në Shoqatë për termine nëse duan të marrin shërbime në Poliklinikën Olive.

#DSK    |    #downsyndromekosova     |    #sherbimepapagese     |  #olivemedical