LDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin me Kurtin

0
24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

“Ashtu siç është deklaruar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, parimisht, LDK nuk i ikë asnjë takimi, prandaj do të marrë pjesë edhe në takimin e ftuar”, ka thënë Halimi për Klan Kosovën.

“LDK është e përkushtuar që dialogu të përfundojë suksesshëm me njohje reciproke, në kufijtë aktualë dhe në respektimin e parimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Në kuadër të kësaj LDK do të luajë rolin e saj, duke dhënë kontributin në Kuvendin e Kosovës, si parti opozitare. Ky rol i LDK-së karshi dialogut tanimë është i formësuar dhe si i tillë do të prezantohet në secilin format të takimeve”.