Emërohet bordi i ri i ndërmarrjes “Trepça”

0
41

Qeveria e Kosovës ka emëruar sot bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes Trepça.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri të ditur se përbërja e këtij bordi do të ketë mandat deri në emërimin e një të tillë me mandat të plotë.

Kryetar i bordit u zgjodh Bahri Hyseni, ndërsa si anëtarë janë emëruar Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi, Shyqri Sadiku.