TEO qeni i rrugës nesër në Teatrin Dodona

0
22
SHFAQJE PËR FËMIJË

Teo është një qenush i vogël që jeton rrugëve i vetmuar dhe kërkon ushqim dhe dashuri. Lumi dëshiron ta ketë një qen, por nëna e tij nuk i do qentë në shtëpi. Lumi dhe Teo takohen dhe krijojnë miqësi, por miqësia e tyre hasë në vështirësi, pasi që shumë njerëz përreth tyre nuk janë dashamirë të qenve ashtu siç është Lumi.

nga: Dituri Neziraj
regjia: Elhame Kutllovci
luajnë: Drin Lumi, Edon Shileku, Vjosë Tasholli
mjeshtëre e kukullave: Ayten Huzur Öğütcü
skenografia dhe kostumografia: Mentor Berisha
muzika: Memli Kelmendi
dizajni i dritave: Skender Latifi
teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi
producentë: Elza Ramadani, Visar Krusha
Sipas librit “Teo, qeni i rrugës” me ilustrime nga Tiziano Beber dhe storie nga Sara Carlin
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në koproduksion me TQP Dodona
mosha: 3+
Mbështetur nga Komuna e Prishtinës
Biletat mund të rezervohen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, vetëm përmes telefonit 038-230-623. Në ditët kur ka shfaqje për fëmijë, të shtunën dhe të dielën, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të shiten vetëm për ata që i kanë rezervuar ato ditëve të javës.