Radhë të gjata për vaksinimin e personave mbi 65 vjeç

0
48

Sot në Kosovë nis vaksinimi kundër COVID-19 për personat mbi moshën 65 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Procesi nis fillimisht me komunat e rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur.

Orari i vaksinimit kundër COVID-19:

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani

(Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.