Netanyahu shpall gjendjen e jashtëzakonshme, KS në takim urgjent

0
376

Kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Lod, ndërsa sonte në qytetet e përfshira do të mbërrijnë rojet e kufirit nga Judea dhe nga Samaria, shkroi në Twitter kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

”Kam urdhëruar të përdoret një dorë e fortë me shkelësit të rendit dhe ligjit dhe për të rivendosur qetësinë dhe rendin në Lod dhe të gjitha pjesët e vendit sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Netanyahu.

Këshilli i Sigurimit (KS) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent sot mbi konfliktin në vazhdim midis Izraelit dhe Palestinës, me kërkesë të Tunizisë, Norvegjisë dhe Kinës./ATSH