Ambasada e Kosovës në Paris njofton se shërbimet konsullore do të rihapen nga kjo e martë

0
81

Ambasada e Kosovës në Paris njofton të gjithë qytetarët kosovarë atje se shërbimet konsullore atje do të rihapen për publikun nga dita e sotme (11.05.2021).

“Ftoheni që të na kontaktoni përmes telefonit zyrtar +33 (0) 1 45 00 02 06 për marrjen e takimeve çdo ditë pune nga ora 14:00 deri në ora 16:00”.

“Ju lutemi që për shkak të situatës aktuale sanitare në lokalet e Ambasadës të paraqiten vetëm personat që do të marrin shërbime. Përjashtim nga ky rregull, bëjnë rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Paris, transmeton KlanKosova.tv.