Vendoset pllaka përkujtimore për 35 viktimat në Urën e LLuzhanit

0
163

Sot janë bërë 22 vjet kur NATO bombardoi autobusin e shqiptarëve në Urën e Lluzhanit. Për nder të këtij përvjetori u vendos pllaka përkujtimore për 35 viktimat në Lluzhanë.

Me 1 maj 1999 në Urën e fshatit Lluzhan, forcat ajrore të NATO-s, kishin bombarduar një autobus ku kishin humbur jetën 35 persona shqiptarë që gjindeshin brenda në autobus.

Tragjedia kishte ndodhur në kohën e intervenimit të forcave ajrore të NATO-s kundër policisë serbë në periudhën mars-qershor të vitit 1999.