Erdogan: Turqia ka vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19

0
179

Turqia aktualisht ka mjaft vaksina kundër COVID-19 dhe nuk priten vështirësi në furnizime, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.

”Përveç furnizimeve aktuale dhe hyrëse të vaksinave kineze Sinovac dhe atyre europiano-amerikane BioNTech, aktualisht po vazhdojnë edhe bisedimet edhe me Rusinë”, tha presidenti turk.

”Shpresojmë se vaksina Sputnik do të vijë”, u tha Erdogan gazetarëve pas namazit të së premtes në Stamboll.