Të dielen me biçikleta për në Gërmi

0
518
𝐌𝐚𝐫𝐚𝐤𝐥𝐢 𝐭’𝐁𝐢𝐜𝐢𝐤𝐥𝐚𝐯𝐞 në Gërmi!
Këtë të dielë mbahet aktiviteti i radhës i organizuar nga grupi i çiklizmit ”Marakli t’Biciklave” , në drejtim të Parkut të Gërmisë.
𝐆𝐔𝐈𝐃𝐀
Ne takohemi tek sheshi ”Zahir Pajaziti” në Prishtinë , nga ora 10:00 (është mirë të jeni prezent së paku 15 minuta më herët).
Distanca që parashihet ta përshkojm është rreth 15 km (dy drejtimëshe), vlen të theksohet se tereni është i lehtë.
Pas arritjes në Parkun e Gërmise , do të ndalemi për së paku 1 orë pushim. (kohë e lirë për ushqim, fotografi ,etj).
𝐄 𝐑𝐄̈𝐍𝐃𝐄̈𝐒𝐈𝐒𝐇𝐌𝐄
𝐂̧𝐢𝐤𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐩𝐚 𝐡𝐞𝐥𝐦𝐞𝐭𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐢𝐦 ,gjithashtu si shkak i rrezikut dhe paranadalimit të përhapjes së virusit Covid-19 , në këtë event është obligative dhe bartja e maskës( gjatë ndalesave).
Për shkak të sigurisë së pergjithshme në komunikacion, mosha e lejuar për pjesëmarrje në këtë aktivitet është +13, ndërsa për moshat më të reja , vetëm nën përkujdesjen e prindit apo kujdestarit.
Lusim antarët që t’i respektojn udhëheqësit e guidës , si dhe t’i përmbahen rregullave të grupit.
Detaje tjera mund të shtohen ndërkohë