Superhëna e parë e vitit

0
89

Superhëna e parë e vitit do të dalë sonte dhe do të pasohet nga dy superhëna të tjera në 2021.

Superhënat ndodhin kur Hëna kalon më afër Tokës në orbitën e saj eliptike, në mënyrë që hëna e plotë të duket më e madhe se zakonisht.

Hëna do t’i afrohet Tokës në një distancë prej 357 379 kilometrash.

Superhëna quhet tradicionalisht “Hëna Rozë” pasi korrespondon me lulëzimin e parë të luledeleve./ATSH