Ambasadori italian në Ditën e të Pagjeturve viziton Ferdonije Qerkezin

0
121

Ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando, në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur ka vizituar Ferdonije Qerkezin.

Ai shkroi në Twitter se është prekur nga dëshmia e jetës së Qerkezit e cila ka humbur gjithë familjen në luftë.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në #Kosovë u preka thellësisht nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezit për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando.