SHBA dërgon në hapësirë ​​satelitin sekret “NROL-82”

0
102

SHBA-ja ka dërguar në hapësirë satelitin e saj sekret “NROL-82”.

Sateliti, funksioni i të cilit mbahet sekret, u nis nga baza ajrore ”Vandenberg” në shtetin e Kalifornisë me një raketë transportuese të rëndë të tipit “Delta 4 Heavy” të prodhuar nga ”United Launch Alliance”, një partner i ”Lockheed Martin” dhe ”Boeing”.

Fluturimi u transmetua drejtpërdrejt në internet, ndërsa transmetimi u ndërpre për arsye “private” pas shkrepjes së fazës së dytë të raketës dhe hapjes së mburojës që fshehu satelitin.

Ndërkaq satelitët e zbulimit të cilët prodhohen, projektohen, lëshohen dhe funksionojnë sipas Agjencisë së Byrosë Kombëtare (NRO) në SHBA nuk dihet se për çfarë detyre funksionojnë./ATSH