Osmani: Kërkesa jonë parësore, zbardhja e fatit të të pagjeturve

0
94

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe për të pagjeturit, viktima të okupatorit serb, duke thënë se zbardhja e fatit të tyre, do të jetë kërkesë parësore e shtetit.

Osmani, mes tjerash deklaroi sot se do të punojnë bashkarisht, në sjelljen e drejtësisë, njofton Klan Kosova.

”Sot gjithë Republika e Kosovës bashkëndjenë me familjaret e 1600 personave të zhdukur me dhunë. Fati i Kosovës është i lidhur drejtpërdrejt me fatin e 1600 familjarëve tanë”.

”Kjo asnjëherë s’do jetë barrë e tyre, s’është e familjeve, është e jona, janë njerëz të të gjithë Kosovës, edhe barrën e kemi të përbashkët”, ka deklaruar ajo.

”Kërkesa jonë parësore, themelore, e mbi të gjitha – do të jetë zbardhja e fatit të më të dashurve tuaj e tanë”.

”Do të punojmë bashkarisht, për t’ja kujtuar bashkarisht të gjithë aleatëve tanë, se për Kosovën asgjë s’është më e rëndësishme sesa zbardhja e fatit e të të zhdukurve me dhunë”.