Komuna e Prishtinës ndan parcelë nga prona komunale ku do të ndërtohet Stacioni Policor në Kodrën e Trimave

0
166

Nga Komuna e Prishtinës

Me vendim të Kuvendit Komunal, kemi ndarë parcelë nga prona komunale ku do të ndërtohet Stacioni Policor në Kodrën e Trimave.

Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar.

Objektet brenda kësaj parcele do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e Stacionit Policor.