Presidenti i Real Madrid për klubet që janë larguar nga Superliga: Kanë kontrata të detyruese

0
81

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, thotë se 12 klubet që ranë dakord të bashkohen në një Superligë të re Evropiane kanë “kontrata detyruese” dhe “nuk mund të largohen”.

Nëntë nga 12 ekipet, duke përfshirë të gjashtë klubet e Premierligës së Anglisë, u tërhoqën nga turneu i propozuar, të martën pasi plani shkaktoi një reagim të furishëm, raporton AS, përcjell Klan Kosova.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nuk e kanë braktisur ende projektin.

“Unë nuk kam nevojë të shpjegoj se çfarë është një kontratë detyruese, por në mënyrë efektive klubet nuk mund të largohen”, tha Perez.

“Disa prej tyre, për shkak të presionit, kanë thënë se do të largohen. Por ky projekt, ose një shumë i ngjashëm, do të shkojë përpara dhe shpresoj shumë shpejt”.

Presidenti i Real Madrid shtoi se nuk ishte e vërtetë se banka amerikane JP Morgan e kishte braktisur Superligën Evropiane.

JP Morgan kishte siguruar fonde prej 3.5 miliardë eurosh për anëtarët themelues të kësaj lige.

“Ata kanë marrë pak kohë për reflektim, ashtu si 12 klubet, nëse duhet të bëjmë ndryshime, por Superliga është projekti më i mirë që kemi menduar”.

“Ajo që kemi bërë është dashur disa javë për të reflektuar në dritën e tërbimit të njerëzve që nuk duan të humbin privilegjet e tyre dhe kanë manipuluar projektin”.

Perez tha të enjten, si pasojë e tërheqjes së Arsenalit, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham se superliga ishte ende në “gatishmëri”.

Klubi i La Liga, Atletico Madrid dhe skuadrat italiane AC Milan dhe Inter Milan gjithashtu janë tërhequr zyrtarisht, ndërsa Kryetari i Juventusit, Andrea Agnelli pranoi se projekti nuk mund të vazhdonte më.