Në ditët e fundit të muajit prill mot më i ngrohtë

0
66

Në ditët e fundit të muajit prill mot më i ngrohtë. Të martën e mërkurën me mundësi për reshje shiu. Deri të premten temperaturat rriten edhe mbi 25C.

25.04.2021 – Mot i qëndrueshëm dhe me diell, parashihet në ditën e parë të javës së fundit të muajit prill. Ditën e martë e mërkurë shfaqen mundësi për të reshura shiu, ditën e martë të intenzitetit të dobët, ndërsa të mërkurën do të ketë rrebeshe shiu me bubullima. Nga dita e enjte shumë më ngrohtë, dhe me më shumë diell. Të premten edhe me temperatura verore mbi 25C.
Cilësia e ajrit në dy ditët e para të javës, mbetet në vlera të pranueshme dhe mesatare. Nga e marta dhe dita e mërkurë mbi rajon do të shtrihet mbi rajon pluhur saharian, që do të rrisë koncentrimin e pluhurit në atmosferë, kështu që ditën e mërkurë indeksi i cilësisë së ajrit mund të përkeqësohet edhe në vlera të dobëta.
26.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell paradite. Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen, ku mund të priten reshje të dobëta shiu.
27.04 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. DItën kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.
28.04 – Ngrohtë, vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën priten rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima.
29.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
30.04 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale në rritje nga 4C, të hënën deri në 12C ditën e premte. Ndërkaq, maksimalet gradualisht nga 17C që mund të zbresin lehtë ditën e martë, deri të premten arrijnë edhe në 26C.

Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e ditën e premte paksa më të fuqishme deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënie edhe nën vlera normale deri ditën e mërkurë.