Shoqata e Gastronomëve: Rritja e çmimit të kafesë është vendim subjektiv i një biznesi

0
79

Sot u raportua se janë duke ndodhur marrëveshje sa i përket rritjes së çmimit të kafesë mes disa bizneseve në disa komuna të ndryshme të Kosovës.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) i tërhoqi vërejtjen gastronomëve duke thënë se kjo formë e rritjes së çmimit është e ndaluar, derisa iu bëri thirrje që të distancohen nga këto sjellje.

Gastronomët i janë përgjigjur AKK-së me një postim ku thuhet se rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi dhe jo kolektiv.

“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës distancohet nga këto veprime të kundërligjshme të cilat bijnë ndesh me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. Rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv”.

“E kuptojmë që është bërë sfidë në vete arritja e likuidimit të shpenzimeve operative, kreditore, etj. mirëpo jo në mënyrë të tillë siç po raportohet. Rrjedhimisht, nëse ky fenomen është duke ndodhur, ju bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve.