Francë: COVID-19 në rënie, por situata mbetet e brishtë

0
45

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran theksoi se prej pesë ditësh ka pasur një rënie të pandemisë, por kjo rënie mbetet e brishtë, sepse ne vazhdojmë të jemi në një nivel shumë të lartë.

“Rastet ditore kanë rënë, ne ishim në 40 000, sot kemi rreth 22 000 raste në ditë”, deklaroi Veran, i pyetur nga gazeta rajonale “Le Telégramme de Brest”.

“Por, kjo rënie mbetet e brishtë”, shtoi ai.

“Ne vazhdojmë të jemi në një nivel epidemie shumë të lartë dhe zbritja nuk është ende mjaftueshmërisht e shpejtë dhe e qartë”, theksoi ai.

Përsa i përket heqjes së kufizimeve në mes të muajit maj, ministri theksoi se kjo do të jetë subjekt i njoftimeve në kohën e duhur.

Sipas të dhënave të Shëndetit Publik në Francë janë regjistruar 29 000 raste të reja me COVID-10 të dielën, rreth 36 000 të shtunpn dhe 36 500 të premten.

Dje, Franca numëronte 31 214 të shtruar në spital si pasojë e COVID-19, 6 000 prej të cilëve në reanimacion./ATSH