Çrregullimet e të ushqyerit dhe ngrënit në foshnjëri ose fëmijëri të hershme

0
105

Nga Blerta Bujupi – Psikologe

* Pica
* Çrregullim i ripërtypjes
* Çrregullim i të ushqyerit të foshnjërisë ose fëmijërisë së hershme
Diagnostikohet nëse plotësohen kriteret e mëposhtme:
A. Problemet e të ushqyerjes që krijohen për shkak të kohëzgjatjes të mos ushqyerit të duhur, që shkaktojnë shtim të konsiderueshëm të peshës ose humbjes së konsiderueshme të saj për një periudhë të paktën një mujore.
B. Çrregullimi nuk ka të bëjë me një anomali gastrointestinale ose ndonjë gjendje tjetër mjekësore.
C. Çrregullimi nuk është shkaku i një çrregullimi tjetër mendor ose nga mungesa e ushqimit në dispozicion.
D. Simptomat duhet të jenë të pranishme para moshës 6 vjeç.
Shkaku
Ekzistojnë një numër faktorësh që potencialisht mund të kontribojnë në zhvillimin e çrregullimeve të të ushqyerit dhe të ngrënit të foshnjërisë ose fëmijërisë së hershme. Këta faktorë mund të jenë:
* Fiziologjikë – një çekuilibër kimik që ndikon në oreksin e fëmijës mund të shkaktojë një çrregullim në të ushqyerit ose të ngrënit.
* Zhvillimorë – anomalitë në zhvillimin e ndjeshmërisë orale, motorikës orale dhe gëlltitjes mund të ndikojnë në aftësinë e ngrënies së fëmijës dhe të nxisin një çrregullim të të ushqyerit ose të ngrënit.
* Mjedisore – çështje të thjeshta siç janë periudhat jo të vazhdueshme të vaktit mund të shkaktojnë një çrregullim të ushqyerit ose të ngrënit. Dhënia e ushqimit fëmijës për të cilin ai ende nuk është zhvilluar, gjithashtu mund të shkaktojë këto çrregullime. Mosfunksionimi familjar dhe çështjet sociokulturore gjithashtu mund të luajnë një rol në çrregullimet e të ushqyerit dhe ngrënit.
* Relacionale – kur fëmija nuk është i lidhur ngushtë me nënën, mund të shkaktoj që ndërveprimet e të ushqyerit të jenë të çrregullta ose të panatyrshme. Faktorë të tjerë, si disponueshmëria emocionale e prindërve dhe çrregullimet e ngrënies së prindërve, mund të shkaktojnë çrregullime të të ushqyerit dhe ngrënit tek fëmijët e tyre.
* Psikologjike dhe të sjelljes – këta faktorë përfshijnë temperamentin e fëmijës. Karakteristikat siç janë të qenit të shqetësuar, impulsiv, të hutuar ose të personalitetit me vullnet të fortë, janë ato karakteristika që mund të ndikojnë në ushqimin e fëmijës dhe të shkaktojnë një çrregullim. Individi mund të kishte mësuar të refuzojë ushqimin për shkak të një përvoje traumatike siç është mbytja ose të qenit i ushqyer me forcë.
Simptomat
Ndryshimet fizike dhe emocionale shpesh janë simptomat më indikuese të çrregullimeve të të ushqyerit dhe ngrënit të foshnjërisë ose fëmijërisë së hershme. Rritja dhe zhvillimi i fëmijës mund të vonohen për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese të nevojshme. Fëmija zakonisht do të peshojë shumë më pak se fëmijët e tjerë. Tërheqja dhe nervozizmi shpesh shoqërohen tek fëmijët që janë të kequshqyer.
Trajtimi
Meqenëse çrregullimet e të ushqyerit dhe ngrënit tek fëmijët mund të jenë të rrezikshme për fëmijën, është e rëndësishme që të kërkohet trajtimi sa më shpejt të jetë e mundur. Terapia kognitive e sjelljes mund të jetë tepër e dobishme për fëmijët me çrregullime të të ushqyerit ose ngrënit. Terapia familjare zakonisht inkurajohet në mënyrë që të gjithë anëtarët të jenë të përfshirë në ushqimin e fëmijës.