“95 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë nga BE-ja”

0
75

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se kanë siguruar 95.000 doza për Kosovën.

“95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit”, ka thënë ajo në Twitter.

Ajo ka thënë se qëndrojnë përkrah partnerëve në Ballkanin Perëndimor, siç i ka thënë edhe kryeministrit Albin Kurti.

“Ne jemi në këtë së bashku”.