Kosova, ndër destinacionet kryesore gjatë Pashkëve nga Aeroporti i Cyrihut

0
106
Ein Mann mit Reisegepaeck schaut auf die Abflug Tafel am Flughafen Zuerich, fotografiert am Donnerstag, 1. April 2021. (KEYSTONE/Alexandra Wey)

Gjatë fundjavës së zgjatur të pushimit të Pashkëve, mjaft zviceranë kanë zgjedhur destinacione me diell jashtë vendit si destinacionin e tyre.

Dy aeroportet më të mëdha të vendit, i Cyrihut dhe ai i Gjenevës raportuan një rritje të lehtë të numrit të pasagjerëve krahasuar me ditët e mëparshme, shkruan agjencia e lajmeve, SDA.

Megjithatë, numrat e pasagjerëve janë ende shumë nën nivelin e viteve të mëparshme, kur nuk kishte pandemi koronavirusi që të ndikonte në trafikun ajror.

Kështu, Aeroporti i Cyrihut gjatë këtyre ditëve të festës ka regjistruar midis 10,000 dhe 14,000 pasagjerë në ditë, ka konfirmuar zëdhënësja Bettina Kunz të hënën për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Ndërsa nga Gjeneva kanë fluturuar midis 7,800 dhe 9,000 pasagjerë këtë fundjavë, sipas zëdhënësit të Aeroportit të Gjenevës, Ignace Jeannerat. Kjo është pothuajse 85 për qind më pak se në Pashkët e vitit 2019.

Pasagjerët nga Gjeneva kanë zgjedhur kryesisht Portugalinë si destinacionin e tyre. Pas saj vijnë Spanja, Dubai dhe Egjipti.

Ndërsa për pasagjerët nga Cyrihu, më të kërkuarit ishin Gadishulli Iberik krahas Gjermanisë, Turqisë dhe Kosovës.