Ballina Sport Kosova do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut

Kosova do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut

0
39

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut.

Dardanet do të udhëtojnë në Shkup më 6 prill, derisa miqësoret do t’i luajnë më 8 dhe 11 prill.

Përzgjedhësja Afërdita Fazlija për këto dy miqësore do t’i ketë në dispozicion vetëm dy lojtare që luajnë jashtë, derisa pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë nga klubet vendore.