480 të vdekur për shkak të COVID-19 brenda një dite në Itali

0
76
Italia virusi

Në Itali u regjistruan 21 932 raste pozitive me COVID-19 dhe 481 vdekje  në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Shkalla e pozitivitetit mbetet në 6,6%.

“Gjatë periudhës së fundit, kurba e epidemisë ka filluar të ulet, por është një rënie shumë e ngadaltë”, deklaroi presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, në konferencën për shtyp.

Brussafero theksoi se shtrimet në spital janë ende në rritje dhe të dhënat e ngopjes për 41% të pacientëve në kujdesin intensiv Covid janë shqetësuese./ATSH