Spanja mezi fiton ndaj Gjeorgjisë

0
74

Spanja e ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

“Furia e kuqe” arriti që krejt në fund të takimit t’i marrë tre pikët e plota kundër Gjeorgjisë.

Në minutën e 93-të fitoren spanjollëve ua solli Daniel Olmo.

Por, të parët shënuan vendasit me Khvicha Kvaratskhelia, i cili realizoi gati në fund të pjesës së parë të takimit.

E 11 minuta pas fillimit të pjesës së dytë rezultati u barazua me anë të Feran Torres.

Spanja me Gjeorgjinë janë në Grupin B, bashkë me Kosovën dhe Suedinë, që sonte me fillim nga ora 20:45 do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.