“Më mirë të ndezësh një qiri se të mallkosh” motoja e njohur e Amnesty International

0
65

Amnesty International (e njohur zakonisht si Amnesty dhe AI) është një organizatë joqeveritare e përqendruar në të drejtat e njeriut me miliona anëtarë dhe mbështetës në gjithë botën. Qëllimi i deklaruar i organizatës është “të bëjnë hulumtime dhe të gjenerojë veprime për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut, dhe të kërkojë drejtësi për ato të drejta që janë shkelur”.

Amnesty International është themeluar në Londër në vitin 1961, pas publikimit të artikullit “Të burgosurit e harruar ” në The Observer më 28 maj 1961, nga avokati Peter Benenson.

Thënia “Më mirë të ndezësh një qiri se të mallkosh”!? është motoja e Amnesty International përmes cilës të gjithë e identifikojnë këtë organizatë.