Rasim Thaçi, një artist i cili njihte vetëm suksesin me skeçet e tij

0
323

Rasim Thaçi ishte humorist shqiptar i njohur veçanërisht për personazhin e tij të njohur, Cimën.

I lindur më 12 korrik të vitit 1949, Cima pati një karrierë të gjatë si humorist.

Ai realizoi një sërë shfaqjesh shumë të suksesshme si: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet dhe shumë të tjera.

Disa nga skeçet humoristike të Cimës janë:

Treshi Përsheshi – (1986-1990)
Cimë Baushtella – (2006)
Nusja nga Diaspora – (2007)
Lajmi në Gurbet – (2008)
Cimë kulleri te Lec katunari – (2008)
Leci te mulla Cima – (2008)
Cima Taxi 1 – (2009)
Cimë Baksuzi – (2009)
Cima ne Cia – (2009)
Cimë Polici – (2010)
Cimë te baba sheh – (2010)
Cimë Polici – (2011)
Rrota e Cimes – (2011)
Cimë Taxi 2 – (2011)
Haxhi Cima ne diskotekë – (2011)
Rrasja Vllaut n’gjermoni – (2013)
Dreqi n’Qeveri – (2013)
Cima te Tezja – (2013)
Hajnat e Vove – (2014)
Siguresa e Cimës – (2014)
Rruga e Boss Kungjit – (2014)
kartela e bankes – 2016
Bon apeti – 2017
Cima te Gazuzi – 2018

Përveq aktrimit, Cima kishte punuar për disa vite edhe si mësimdhënës derisa njëkohësisht zhvillonte edhe karrierë prej futbollisti.