Kurti për vazhdimin e dialogut me Serbinë: Në raportet tona me ta, çështja e të pagjeturve është prioritet

0
117

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në bisedimet me Serbinë, çështje me prioritet do të jenë krimet serbe në Kosovë dhe të pagjeturit.

“Në raportet tona me ta, çështja e të pagjeturve është prioritet”, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti së bashku me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmanin, kanë kryer homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Suharekë.

“Ky muze i kësaj masakre, është jeta jonë, është e kaluara jonë e pashlyeshme, traumatike që sot shënon një plagë që kullon, plagë të hapur, për shkak se nuk ka ende drejtësi për viktimat dhe as gjykime e dënime të kriminelëve serbë”.

“Nuk mund të kemi të ardhme të sigurt; nuk mund të kemi paqe e qetësi, përderisa nuk e kemi drejtësinë e cila jo vetëm që na është mohuar sepse na është vonuar, po për shkak se nuk ka filluar ende”, u shpreh ai.

Kurti ka premtuar se si kryeministër i ri, do të bëjë çmos që këtyre familjeve t’u dalin në ndihmë dhe të jenë përkrah tyre.