Rama përkujton 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, mediat serbe e konsiderojnë provokim

0
73

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s që çuan në pavarësinë e Kosovës.

”Adresimi historik i presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkroi Rama në Twitter.

Deklarata e kryeministrit Rama ka shkaktuar reagimin e medias serbe.

Gazetat ”Kurir”, ”Novosti” apo ”Alo” thonë se vlerësimi i Ramës është një provokim i rëndë, pasi ai ka krahasuar serbët me fashistët.

”Provokim i errët i kryeministrit shqiptar në përvjetorin e fillimit të bombardimeve”, shkruan ”Kurir”.

”Rama i krahasoi serbët me fashistët”, shton gazeta.

Ndërkohë, deklaratën e Ramës gazeta ”Novosti” e konsideron një ”provokim të turpshëm”./ATSH