“Ju jap 30 minuta kohë për tu larguar ” – i tha gjenerali gjerman komandantit serb

0
534

Ky është Helmut Harff, gjeneral gjerman. Në qershor të vitit 1999, udhëhoqi trupat gjermane që u futën në Kosovë. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë kriminele serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës.

“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb.

“Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.

“Kjo nuk është e mundur. Ju jap 30 minuta kohë për tu larguar ” , -tha gjenerali gjerman.

“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” , – replikon përsëri serbi.

“Ky është një urdhër” , -tha gjenerali. “Koha po ecën. Ju kanë mbetur edhe 28 minuta. Fundi i diskutimit”.

Pas bisedës serbët largohen.
/ fotografi qe kane bere historine