Ditët e ardhshme do të ketë përmirësim të motit

0
143

Në ditët e ardhshme përmirësim i motit, me vransira, intervale më të gjata me diell dhe pa të reshura. Orëve të mëngjesit ftohtë dhe me ngrica. Në fundjavë më ngrohtë.

24.03.2021 – Pas një tentimi të rikthimit të dimrit këtyre ditëve të fundit, me të reshura të dendura bore dhe moti më të ftohtë, në ditët e ardhshme parashihet përmirësim i motit, ku nga dita e premte do të ketë më shumë intervale me diell. Të dielen e të hënën më ngrohtë, me vransira dhe diell.
Orëve të mëngjesit fillimisht mbetet më ftohtë, e nga fundjava do të mbajë mot më i ngrohtë.
Fushat anticiklonike që shtrihen mbi rajon, do të mundësojnë mot më të qëndrueshëm, me qarkullim jo të mirë ajror, dhe inverzione termike që mbajnë ndotësit ajror, më të përqëndruara pranë sipërfaqes. Në këto raste cilësia e ajrit pëson një përkeqësim ngase indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta, e nga dita e shtunë madje edhe në shumë të dobëta vende-vende. Vetëm në raste kur mund të ketë erëra, kryesisht gjatë ditës indeksi mund të zbres edhe në vlera mesatare.
25.03 – Në mëngjes kthjellime dhe shumë ftohtë. Ditën kryesisht me vransira, por nuk priten të reshura. Në mbrëmjes sërish priten kthjellime.
26.03 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.
27.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell dhe më butë.
28.03 – Më ngrohtë, pjesërisht vranët dhe me intervale me diell.
29.03 – Vransira dhe intervale me diell. Më ngrohtë.

Temperaturat minimale ditën e enjte pësojnë rënie deri në -7C, e më pas gradualisht shënojnë rritje deri në 2C dhe 4C, ditëve të diel dhe të hënë. Maksimalet gradualisht në rritje, të enjten edhe deri në 5C, e në fundjavë arrijnë në 15C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes edhe lartë mbi vlera normale.