Çfarë na mësoi pandemia për fëmijët dhe kohën që shpenzojnë para ekranit!

0
98

Kur jeta është stresuese, ekranet mund të jenë qetësues, mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më në kontroll dhe t’i mbani fëmijët më të qetë.

Tashmë që mësohet se platformat teknologjike po përpiqen të identifikojnë emocionet tona për qëllime marketingu, është më e rëndësishme se kurrë t’i kuptojmë marrëdhëniet tona emocionale me pajisjet. Si prindër, mund të jetë e vështirë t’i ndërtoni këto njohuri në teknologji, kur ato janë krijuar pikërisht për të mos ju bërë të reflektoni.

Hulumtimet sugjerojnë që hapësirat dixhitale të fëmijëve ofrojnë qasje të lehtë në përmbajtje të dhunshme, të papërshtatshme për moshën dhe të komercializuara.

Këto reflektime çojnë në një përfundim kryesor: Diferenca e energjisë midis teknologjisë “së madhe” dhe njerëzve “të vegjël” (si dhe prindërve të rraskapitur që i rrisin ata) është shumë e madhe.

Nuk është një luftë e drejtë t’i kërkosh një fëmije t’i rezistojë diçkaje, e cila është parashikuar përmes një algoritmi, që t’i shfaqë atij fëmije pikërisht çfarë ai do.

Nuk është e drejtë as të kërkojmë nga prindërit, kokat e të cilëve janë të mbushura me faktorë të tjerë stresues, të monitorojnë çdo lëvizje të fëmijëve të tyre përmes një fushe dixhitale krejt të çrregullt.

Nuk duhet të jetë e gjitha tek prindërit, të cilët duket se po bëjnë një betejë të humbur. Ekspertët thonë se është koha që sytë të kthehen nga vetëm kompanitë e teknologjisë dhe të jenë ato që veprojnë si duhet.

Javën e kaluar, Akademia Amerikane e Pediatrisë bëri përpjekjet e para në Kongresin Amerikan për një rregullator apo një proces përmirësimi. Është një rrugë e gjatë drejt një bote dixhitale të sigurt për fëmijët, por nuk duhet të mendojmë se është e pamundur.

Çfarë mund të bëjnë prindërit gjatë kësaj kohe?

– Të vendosin një kohë të limituar përdorimi online, por mos ta largojnë fëmijën prej teknologjisë në mënyrë drastike.

– Të kenë një rregull që ndalon përdorimin e teknologjisë gjatë ngrënies së vakteve.

– Të përpiqen të jenë në dijeni te asaj se çfarë fëmjët shohin në rrjete sociale.

– Të bisedojnë me ekspertë të fushës për të mësuar më shumë rreth mbrojtjes së këtyre fëmijëve nga bota dixhitale.

Burimi: CNN, Medical News Today, Anabel