Ambasadori Szunyog: Prioritetet e qeverisë së re janë edhe prioritetet e BE-së

0
46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendës Kryeministri, Besnik Bislimi, priti në takimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kreut të ekzekutivit, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog dhe zëvendës shefin e Zyrës së BE-së, z. Riccardo Serri.

Ambasadori Szunyog i uroi fillim të mbarë dhe suksese në detyrën e re z. Kurtit. Ai përsëriti gatishmërinë dhe vullnetin e BE-së për thellimin e bashkëpunimit me të, Qeverinë e tij dhe Republikën e Kosovës në arritjen e synimeve të përbashkëta dhe për përfitimin e qytetarëve të Kosovës. Kryeministri Kurti faleminderoi z. Szunyog për vizitën dhe urimet si dhe për gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit. Po ashtu e njoftoi për synimet dhe prioritet e tij si Kryeministër i Qeverisë së re.

Ambasadori Szunyog u shpreh se prioritetet e qeverisë së re janë edhe prioritetet e BE-së.

Në takim gjithashtu u dakordua edhe për realizimin e një vizite zyrtare në institucionet qendrore të Bashkimit Evropian.