Italianët mund të gjobiten deri në $60.000 nëse shesin këtë djathë, por pse?

0
124

Në thellësitë e ishullit italian të Sardenjës, barinjtë prodhojnë “casu marzu”, një djathë të infektuar nga maggot* që, në vitin 2009, Rekordi Botëror Guinness e shpalli djathin më të rrezikshëm në botë.

*Maggot – Larva pa këmbë, me trup të butë të një mize ose insekti tjetër, që gjenden zakonisht në lëndë të kalbura.

Pjesë e gjithë procesit të djathit përfundimtar janë edhe “piophila casei”, ose ndryshe “mizat e djathit”, larvat e së cilës njihen për infektimin e produkteve ushqimore njerëzore.

Nëse jeni në gjendje të kapërceni neveritjen e kuptueshme, marzu ka një aromë të fortë me kujtime të kullotave mesdhetare dhe shije pikante që qëndron për orë të tëra.
Disa thonë se është një afrodiziak. Të tjerë thonë se mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut pasi krimbat mund të mbijetojnë nga pickimi dhe dhe të krijojnë miia, mikro-shpime në zorrë, por deri më tani, asnjë rast i tillë nuk ka qenë i lidhur me casu marzu.
Djathi është i ndaluar nga shitja komerciale, por vendasit e kanë ngrënë atë, përfshirë krimbat në thellësi të tij, me shekuj.

“Infektimi nga krimbat është mallkimi dhe kënaqësia e këtij djathi”, thotë Paolo Solinas, një gastronom sardinian 29-vjeçar.

Ai thotë se disa njerëz tronditen nga mendimi i casu marzu, por të tjerët të rritur prej një jete me të, i duan aromat e tij të forta.

“Disa barinj e shohin djathin si një kënaqësi unike personale, diçka që vetëm disa të zgjedhur mund ta provojnë,” shton Solinas.

Burimi: CNN, Anabel