Karantimi i detyrueshëm në Gjermani për ata që vijnë nga jashtë

0
489

Izolimi i pjesshëm në Gjermani mund të zgjatet deri në muajin prill.

Kjo mund të ndodh pas propozimit të kancelares Angela Merkel, që po synon të marrë masa ndaj rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 brenda vendit, por edhe në Evropë.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, një vendim i tillë vjen nga frika e paraqitjes së mundshme të valës së tretë të pandemisë së koronavirusit.
Një gjë e tillë pritet të diskutohet nga Merkel edhe me liderët rajonalë nesër.

Kufizimet aktuale do të duhej që të hiqeshin në fund të muajit mars, por paraqitja dhe qarkullimi i varianteve të reja shtyju Qeverinë gjermane që ta shqyrojë një vendim të tillë.

Po ashtu po shqyrtohet mundësia që të vendoset rregulli i karantinës për ata që vijnë nga jashtë.

Qeveria rekomandon shmangien e udhëtimeve, veçanërisht largimet jashtë vendit, vetëm në rastet kur është e domosdoshme.