Kosnett takon Kurtin: SHBA mbetet e përkushtuar ta mbështesë qeverinë e re

0
116

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, ka njoftuar se ka zhvilluar këtë të enjte një takim me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ky takim është zhvilluar në kuadër të serive të diskutimeve rreth prioriteteve të përbashkëta Kosovë-SHBA, transmeton KlanKosova.tv.

“Ne mbesim të përkushtuar për ta ndihmuar qeverinë e re që të ketë sukses dhe të përparojë si një partner i barabartë në Evropë dhe me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Kosnett.

“Diskutimet e sotme ishin me fokus në investimet në energji dhe diversifikimin, përfshirë opsionet e qëndrueshme dhe të rinovueshme që do ta çonin Kosovën në të ardhmen drejt rritjes ekonomike”.