Biden: Putin është një vrasës, Moska tërheq ambasadorin

0
363

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi dje në një intervistë televizive se ai besonte se presidenti rus, Vladimir Putin ishte një vrasës.

“Ju e njihni Vladimir Putinin. A mendoni se ai është një vrasës?”, pyeti Biden.

“Unë mendoj kështu”, u përgjigj presidenti i SHBA.

”Premtoj se lideri i Kremlinit do të paguajë një çmim për përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020”, theksoi ai.

Komentet e tij vijnë pas raportit të shërbimeve sekrete amerikane, sipas të cilave Putini autorizoi operacione për të denigruar Biden dhe për të ndihmuar rivalin e tij Donald Trump duke minuar besimin në procesin zgjedhor dhe duke acaruar ndarjet socio-politike në SHBA.

Biden kujtoi se në thirrjen e tij telefonike në fund të janarit ai kishte paralajmëruar Putinin për një përgjigje të mundshme amerikane për ndërhyrje në votime.

”Kjo deklaratë ka bërë që Kremlini të tërheqë ambasadorin e tij në SHBA për konsultime”, thanë burimet diplomatike.

“Gjëja kryesore është të kuptojmë nëse mund të gjenden mënyra për të përmirësuar marrëdhëniet ruso-amerikane të cilat janë në një gjendje të vështirë”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. /ATSH