“Paret e babit hajdut”

0
78

Nga Edison Ypi

Paret e vjedhura nga babi hajdut, kalamajtë e babit hajdut i shpenzojnë për të bërë qef nëpër lokale, hotele, plazhe, për të blerë rroba të shtrenjta dhe duke bërë kurvlliqe nga më të ndyrat.

Paret e babit hajdut, çuni i babit hajdut i përdor për tu bërë drogaxhi.

Çupa e babit hajdut, paret e vjedhura nga babi hajdut i përdor për tu bërë kurvë.

Për ta ndalur shtimin e kurvave dhe bastardave që prodhojnë pa u ndalur paret e babit hajdut, duhet Hitleri që babin hajdut bashkë me pjellat e tij ti pjeki dhe djegi të gjallë. Por ligji e ndalon, dhe hiç s’ke ç’i bën.

Me paret e babit hajdut, kalamajtë kopila të babit hajdut, dërgohen të bëjnë shkolla të shtrenjta jashtë. Në ato shkolla bastardat e babit hajdut nuk shkojnë pse kanë ndonjë talent apo meritë, por vetëm për tu mburrur me paret e vjedhura të babit hajdut.

Puna që me paret e vjedhura të babit hajdut e kryejnë me rendiment të lartë pjellat kalbësira të babit hajdut, është përhapja e namit të Shqipërisë si vend hajdutësh dhe budallenjsh.

Nëse me paret e xhvatura të babit hajdut çuni dhe çupa ndoshta nuk drogohen, dhe as nuk shkojnë në shkolla të shtrenjta, por hapin biznes, nën shembulln e babit hajdut, pisat e babit hajdut bëhen edhe ata hajduta, nuk paguajnë taksa, nuk sigurojnë të punësuarit, ose futen në politikë.

Me paret e babit hajdut çuni ose çupa e babit hajdut blejnë makina dhjetra mijra euro. I ngasin me 150 në orë në mes të qytetit. Plagosin ose vrasin policin rroga mujore e të cilit është sa çmimi i një vidhe të makinës së blerë me paret e vjedhura të babit hajdut. Përfundojnë në burg. Data e hyrjes në burg dihet. Për datën e daljes sa më shpejt nga burgu me anë të pareve të vjedhura të babit hajdut, s’bëzan kush, as gazetarët e famshëm që janë babi hajduta.
Meqënse paret e vjedhura nga babi hajdut janë pare publike, pra pare të të gjithëve dhe të askujt, kalamajtë dhe gruaja, dhe vetë babi hajdut, duke mos u ndjerë aspak hajdut, ato pare i shpenzojnë pa frikë e pa teklif.

Me paret e babit hajdut, lukunia familiare dhe fisnore e babit hajdut nuk blejnë vetëm sende, por edhe nam, madje dhe respekt.

Meqënse çuni dhe çupa e babit hajdut nuk e kanë problem t’i ndërrojnë dashnoret dhe dashnorët nëpër orgjira, falë pareve të vjedhura të babit hajdut, Shqipëria po mbushet e tëra me kopila dhe bastarda që shumicën e pareve të vjedhura e shpenzojnë nëpër farmacira.