Demiri: Do të kultivoj miqësi me mërgatën tonë

0
173

Me katërmbëdhjetë mars të këtij viti u hap ambasada e Kosovës në Jerusalem, ku si ambasadore u përzgjedh Ines Demiri.

Demiri nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se ditën e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem e ka pritur së bashku me bashkatdhetarë e student që jetojnë e punojnë në shtetin e Izraelit.

“Ishte kënaqësi që në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem prita bashkatdhetarë studentë e punonjës këtu në Shtetin e Izraelit. Do të kultivoj marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me pjesëtarët e mërgatës sonë për avancimin e pozitës së komunitetit kosovar në Izrael, për promovimin e Kosovës dhe vlerave tona dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përkatëse”, ka shkruar ajo.