Mustafa: E urova Abdixhikun, e pret një punë e madhe

0
83

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se e ka uruar Lumir Abdixhikun që e ka pasuar atë në pozitën e të parit të partisë.

Mustafa për klankosova.tv ka thënë se Abdixhikun e pret një punë e madhe tani që është në krye të LDK-së.

“Z. Lumir Abdixhiku e pret një punë e madhe. E kam uruar për fitoren dhe uroj të ketë përkrahje të gjerë për të kapërcyar sfidat që e presin. E kam uruar edhe z. Haziri për një përkrahje të rëndësishme që ia dha sot Kuvendi i LDK-së”.

Ai e ka komentuar edhe punën e Kuvendit Zgjedhor të mbajtur sot.

“Ishte një Kuvend shumë i mirë, shembull. Gara ishte korrekte, procedurat e rregullta”.