Flet kryetari i ri i LDK-së: Nga vetvetja duhet ta nisim rikthimin tonë të madh

0
78

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka zgjedhur kryetarin e saj të ri.

Lumir Abdixhiku i cili ishte një ndër tre kandidatët për ta drejtuar partinë, e ka fituar këtë garë pa balotazh.

Në fjalimin e tij të parë si kryetar i këtij subjekti politik, ai ka thënë se nga vetvetja duhet nisur rikthimi i madh.

Zgjedhjen e Abdixhikut në krye të LDK-së e ka konfirmuar edhe vetë LDK përmes një njoftimi.

“Me votën e delegatëve të Kuvendit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, zgjedhet kryetari i LDK-së. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.