Tahiri: Askush nga Kosova nuk ishte në inaugurimin e Ambasadës në Izrael, shkak pandemia

0
471

Sot është hapur zyrtarisht ambasada e Kosovës në Izrael.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media bëri të ditur se për shkaqe të pandemisë nuk kanë mundur të jenë në Jerusalem në përurimin e Ambasadës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Tahiri ka thënë se ishte paraparë vizita e ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla më 15 mars në Jerusalem, por ajo dha dorëheqje nga posti dhe nga AAK-ja, për shkak të pretendimeve që u ngritën për manipulim me vota.

Tutje Tahiri ka thënë se njohja nga Izraeli mbetet ndër njohjet më të rëndësishme në shtetndërtimin e Kosovës teksa tregoi edhe kronologjinë deri tek njohja.

“Njohja nnga Izraeli ka qenë ndër njohjet më të rëndësishme që kanë ardhur përgjatë gjitha njohjeve. Nuk ka qenë proces i lehtë dhe si i tillë ka forcuar lidhjen tonë me Izraelin dhe subjektivitetin e shtetit tonë në rrafshin ndërkombëtar”.

“Më 4 shtator ishte nënshkruar Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë. Qeveria e Kosovës është zotuar që të veprojë komfor Marrëveshjes. Gjatë kësaj kohe kemi punuar shumë që më 1 shkurt të nënshkruhet në një ceremoni solemne marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Më 10 shkurt është njoftuar zyrtarisht përmes një note verbale, MPJ-ja e Izraelit për lokacionin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Po në shkurt kemi emëruar të ngarkuarën me punë znj. Ines Demiri”.

“Më datën 15 mars ishte paparaparë edhe vizita e ish-ministres Haradinaj-Stublla, për inaugurim, e cila për arsyet që dihen nuk mund të jetë atje. Për shkak të pandemisë ne vet nuk kemi mundur të jemi atje” është shprehur Tahiri.